Politike

Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci

Ndërkohë që ka dënuar dhunën e ndodhur në protestën e djeshme dhe u ka kërkuar përfaqësuesve të partive politike që të distancohen nga ajo.

23 Mars 2026, 10:11 Nga I.A
Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë:
Foto ilustruese

GJERMANI- Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme në Opozitës. Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada i ka quajtur tubimet si e drejtë themelore në demokraci. 

Ndërkohë që ka dënuar dhunën e ndodhur në protestën e djeshme dhe u ka kërkuar përfaqësuesve të partive politike që të distancohen nga ajo.

Postimi i Plotë:

Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna.

ambasada gjermane në tiranë

Sondazh

Poll