Politike

Protesta e opozitës/ Avokati i Popullit thirrje policisë: Transparencë mbi protokollet e përdorura për përshkallëzimin e forcës

Sipas raportit, ka raportime për dhunë policore dhe mungesa protokollesh në përdorimin e gazit lotsjellës.

23 Mars 2026, 09:34 Nga D.S

Protesta e opozitës/ Avokati i Popullit thirrje policisë:

TIRANË- Avokati i Popullit ka publikuar një raport paraprak mbi zhvillimin e protestës së opozitës një ditë më parë. Sipas raportit, ka raportime për dhunë policore dhe mungesa protokollesh në përdorimin e gazit lotsjellës.

Bëhet me dijhe se, grupi i punës së Avokatit të Popullit ka vizituar spitalet dhe komisariatet për të parë dhe intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar. Avokati i Popullit sqaron se të paktën 12 persona në moshë madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Reagimi:

"Avokati i Popullit monitoroi përgjatë gjithë itinerarit protestën e opozitës të zhvilluar ditën e diel në kryeqytet. Grupi i punës së institucionit vizitoi spitalet dhe komisariatet për të parë dhe intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar.

Nga të dhënat paraprake, të paktën 12 persona në moshë madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje. Në Spitalin e Traumës, ekipi i Avokatit të Popullit administroi ankesën e një protestuesi që raportoi ushtrim dhune nga ana e policisë, për të cilën ka nisur hetimi përkatës.

Raporti e detajuar do të publikohet në përfundim të hetimit administrativ. Avokati i Popullit gjen rastin të theksojë se ndërsa inkurajon vetëm tubimet paqësore, i bën thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht dinamikës së protestës.

Gjithashtu thekson domosdoshmërinë për transparencë mbi protokollet e përdorura nga policia për përshkallëzimin e forcës dhe përdorimin e mjeteve për shpërndarjen e turmave si gazi lotsjellës apo uji."/Dosja.al

avokati i popullit protesta opozites

Sondazh

Poll