Protesta e opozitës/ 14 të arrestuar dhe 9 persona në hetim në gjendje të lirë
Protesta e opozites TIRANË- Pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike më 22 mars, autoritetet kanë arrestuar 14 pers...
Gjatë protestës nuk pati fjalime, por u përsëritën thirrjet për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
TIRANË- "Kjo do të jetë kryengritja paqësore e shqiptarëve”, e cilësoi tubimin kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Megjithatë, protesta që zgjati rreth tre orë u shoqërua me molotovë, fishekzjarre, gaz lotsjellës dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestës nuk pati fjalime, por u përsëritën thirrjet për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
Marshuesit kaluan përpara disa prej institucioneve kryesore në kryeqytet, duke nisur nga Kryeministria dhe duke vijuar drejt Ministrisë së Infrastrukturës, selisë së Partisë Socialiste dhe Parlamentit. Vetëm pak minuta pasi protestuesit mbërritën pranë Kryeministrisë, nisën përplasjet e para.
Një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe mjete piroteknike drejt godinave institucionale, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës. Pesë efektivë policie mbetën të plagosur dhe u dërguan në Spitalin e Traumës.
Mesazhe përmes simbolikës
Flamujt amerikanë, të pranishëm në protestat e mëparshme të opozitës, munguan këtë të diel. Në krye të marshimit, pankartave dhe flamujve të Partisë Demokratike, u panë flamuri i Bashkimit Evropian dhe ai i Gjermanisë. Një ndryshim i dukshëm, që vjen në një moment kur opozita ka shtuar akuzat ndaj qeverisë për bllokimin e procesit të integrimit evropian. Në daljet e tij të fundit, Berisha ka deklaruar se disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, kanë ngritur pikëpyetje për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së, pas zhvillimeve të fundit politike në vend. Opozita e lidh këtë me refuzimin për heqjen e imunitetit të ish- zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Ndërkaq, edhe data e protestës mbart një simbolikë të veçantë politike. 22 marsi përkon me fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 1992, pas rënies së komunizmit, një referencë që opozita e përdor për mobilizim politik.
Në përfundim të protestës, nga selia e Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se "beteja do të vijojë”. "Nuk ka paqe me Edi Ramën, vetëm betejë. Do të vijojmë deri në fitoren e plotë që t'i shporrim këta kusarë” ,tha Berisha./DW
Protesta e opozites TIRANË- Pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike më 22 mars, autoritetet kanë arrestuar 14 pers...
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj protestës kombëtar të organizuar nga Partia Demokratike. Në një postim n&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha deklaroi se, shumë shpejt do e njoftojmë protestën e rradhës. Në nj...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, ka reaguar pasi iu hodh spay në sy gjatë marshimit të opozitës. Në nj&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha deklaroi se, sot protestuesit e opozitës i dhanë 'goditjen'e m...
Flamur Noka TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe Flamur Noka janë përplasur me policinë p...
Luçiano Boçi TIRANË- Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi është përplasur me efektivët e policis&...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar protestës së opozitës, pasi u lëndua nga spray....
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbetur i lënduar gjatë protestës. Raportohet se ndaj tij është hedh...
foto nga vendngjarja TIRANË- Është përshkallëzuar protesta e Partisë Demokratike pas tensioneve të forta, ku situa...