Sport

Lojtarët e Brentfordit u përfshinë në një përleshje, ndërsa ndihmonin një viktimë të racizmit

Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe u konfirmua nga Policia Metropolitane e Londrës. Të dy lojtarët e ekipit të parë janë në gjendje të plotë shëndetësore.

23 Mars 2026, 08:30 Nga DOSJA

Lojtarët e Brentfordit u përfshinë në një

ANGLI - Dy lojtarë të ekipit të parë të Brentford mbetën të gjakosur në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi ndërhynë për të ndihmuar një burrë, që dyshohet se po sulmohej me motive raciste në jugperëndim të Londrës.

Sipas Telegraph, incidenti ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit në Richmond, kur dy lojtarët, identitetet e të cilëve nuk janë zbuluar, po ktheheshin në shtëpi pas një barazimi pa gola kundër Leeds të shtunën. Pasi panë sulmin, futbollistët ndërhynë për të qetësuar situatën derisa mbërritën autoritetet.

Edhe pse dëshmitarët raportuan se lojtarët ishin të gjakosur gjatë përballjes, u konfirmua se të dy ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin nevojë për ndonjë trajtim mjekësor.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane konfirmoi incidentin: "Policia iu përgjigj një raporti për një sulm në Queen's Road në Richmond rreth orës 2:00 të mëngjesit të dielën, më 22 mars. Oficerët kontaktuan viktimën. Hetimi është duke vazhduar dhe deri më sot nuk është bërë asnjë arrestim."

Brentfordi renditet në vendin e shtatë në Premier League me 46 pikë, dy pikë pas Chelseat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll