Politike

Protesta e opozitës/ Meta: Triumfi i Lirisë, qytetarët i dhanë një grusht narko-regjimit

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se, se 22 Marsi i Demokracisë u shndërrua në një ditë triumfi të lirisë. 

22 Mars 2026, 22:34 Nga D.S

Protesta e opozitës/ Meta: Triumfi i Lirisë, qytetarët i

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj protestës kombëtar të organizuar nga Partia Demokratike. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se, se 22 Marsi i Demokracisë u shndërrua në një ditë triumfi të lirisë.  Ai theksoi se, në protestën e sotme qytetarët treguan revoltën e tyre dhe i dhanë një grusht narkoregjimit.

Reagimi i Metës:

"22 Marsi i Demokracisë u shndërrua në një ditë triumfi të Lirisë. Mirënjohje të gjithë shqiptarëve, nga Tirana dhe mbarë vendi, që me revoltën dhe zemëratën e tyre i dhanë sot një grusht Narkoregjimit.

Dhuna ndaj protestuesve paqësorë, rrëmbimet e qytetarëve dhe sulmi i narkopolicëve ndaj liderit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha dëshmojnë panikun e thellë të Edi Ramës dhe pushtetit të tij që do shembet nën këmbët e sovranit!

Edi Rama është tashmë thjesht një frikacak i trembur gjer në palcë, që fshihet poshtë çizmeve të Narkopolicisë. Asgjë nuk ja ndryshon dot fundin atij! Tani fjalën e ka populli dhe vetëm ai do të vendosë!"/Dosja.al

ilir meta protesta e opozites pd

Sondazh

Poll