Politike

Berisha nga selia blu: I dhamë goditje diktaturës...protesta tjetër do jetë më e shkëlqyer

Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se, protesta tjetër do jetë dhe më e shkëlqyer.

22 Mars 2026, 20:55 Nga D.S

 

Berisha nga selia blu: I dhamë goditje diktaturës...protesta
Sali Berisha

 

TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha deklaroi se, sot protestuesit e opozitës i dhanë 'goditjen'e  merituar asaj që ai e cilësoi si 'diktatura e sotme'.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se, protesta tjetër do jetë dhe më e shkëlqyer. Sipas tij, qëndresa e Partisë Demokratike dhe ndëshkimi i opozitës do të bjerë mbi qeverinë.


"Një përshëndetje vëllazërore, një mirënjohje të pakufishme. Me guximin, trimërinë, qëndresën tuaj nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike të kombit shqiptar, përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë. Por njëkohësisht i dhatë edhe goditjen më të merituar diktaturës së sotme. Kjo ishte një betejë e shkëlqyer dhe u garantoj se tjetra do jetë dhe më e shkëlqyer dhe se për Edi Ramën nuk do ketë më strofull, nuk do ketë më vrimë miu ku do futet.

Kryengritja paqësore e shqiptarëve do u japë atyre ndëshkimin që meriton.
Do ta çojë tek etërit e tij mizorë. Keni qenë të shkëlqyer... nuk di domethënë se si e nderuat kaq shumë sot 22 marsin. E tmerruat Edvin Kristaq Ramën. Prandaj dhe ne le të zotohemi në këtë shesh se nuk ka paqe në këtë vend me ata të cilët kanë vjedhur dhe vjedhin si hijena pasuritë publike të shqiptarëve dhe pasurohen vetë.
Përdorin ligjet dhe mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tyre.

Qëndresa jonë, ndëshkimi ynë do të bjerë mbi ta dhe ata do përfundojnë në Lanë.
Do përfundojnë në koshat e plehrave të historisë. E patë vetë ju si e kishte rrethuar na të katër anët me policë. Po ka rrethim që na pengon ne? kurrë mo kurrë! Prandaj Edi Rama jep dorëheqjen sa më shpejt. Jep dorëheqjen se do të tërheqim ashtu siç s’ta pret mendja," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha protesta pds pd

Sondazh

Poll