Sport

Superiorja/ Fitore shprese për Tiranën, “hat-trick” ndaj Vorës - 3 gola për 3 pikë!

Me këtë fitore, Tirana shkon në 27 pikë dhe mban vendin e parafundit. Vora ka të njëjtin numër pikësh dhe mbetet në vendin e tetë. Gara për mbijetesë është e hapur…

22 Mars 2026, 17:35 Nga DOSJA

Superiorja/ Fitore shprese për Tiranën, “hat-trick” ndaj

TIRANE - Tirana fitoi 3-0 ndaj Vorës në javën e 29-të të Abissnet Superiores, në një përballje direkte për mbijetesë. Goli i parë, një befasi pr vorakët, u shënua në minutën e 12-të nga Alvarez me një gjuajtje nga larg, pas një asistimi nga Ndong.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të bardhebluve. Në pjesën e dytë, Redon Xhixha hyri nga stoli dhe shënoi në minutën e 66-të me prekjen e parë të topin për 2-0, duke e vrarë ndeshjen dhe përcaktuar fituesin.

Kapiteni bardheblu realizoi sërish në minutën e 80-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0. Vora pati disa tentativa, por nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara.

Me këtë fitore, Tirana shkon në 27 pikë dhe mban vendin e parafundit. Vora ka të njëjtin numër pikësh dhe mbetet në vendin e tetë. Gara për mbijetesë është e hapur…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll