Sport

Paris SG nuk ka shënuar kaq shumë gola se sa nën drejtimin e Luis Enriques…

Në 161 ndeshje në krye të Paris Saint-Germain, Luis Enrique pa ekipin e tij të shënonte 393 gola. Kjo është më shumë se çdo trajner tjetër që ka drejtuar klubin e kryeqytetit francez.

22 Mars 2026, 08:30 Nga DOSJA
Paris SG nuk ka shënuar kaq shumë gola se sa nën drejtimin e Luis
Luis Enrique, gjatë fitores 4-0 të PSG-së kundër Nice të shtunën në mbrëmje

FRANCE - Luis Enrique mund të mburret se mban një rekord të ri si trajner i Paris Saint-Germain. Gjatë fitores bindëse 4-0 kundër Nice të shtunën në mbrëmje në raundin e 27-të të Ligue 1, trajneri 55-vjeçar spanjol u bë trajneri me më shumë gola të shënuar në historinë e ekipit parizien.

Deri më tani, ky rekord i përkiste Laurent Blanc, ekipet e të cilit shënuan 391 gola në 173 ndeshje midis viteve 2013 dhe 2016. Luis Enrique e tejkaloi këtë rekord, duke i arritur këto shifra në vetëm 161 ndeshje. Kundër Nice, golashënuesit e PSG ishin Nuno Mendes, Désiré Doué, Dro Fernandez dhe Warren Zaïre-Emery.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll