Sport

Në “Niko Dovana” shënohen 4 gola për një pikë, Teuta dhe Partizani ndahen në paqe

Partizani ngjitet në kuotën e 44 pikë dhe ruan në 6 pikë diferencën me Teutën, që tashmë ka 38 pikë në klasifikim.

21 Mars 2026, 21:02 Nga DOSJA

Në “Niko Dovana”  shënohen 4 gola për një

DURRES - Në kuadër të javës së 29-të të Superiores, u shënuan 4 gola në “Niko Dovana”, por nuk pati fitues përballja mes dy skuadrave që pretendojnë një vend në “Final 4”. Ndeshja Teuta-Partizani u mbyll në brazim 2-2.

Ka qenë e bukur dhe emocionuese sfida e luajtur në Durrës, ku kishte një prani të madhe tifozësh në stadium. Partizani kalon në avantazh me Skukën (16’), por Teuta barazon me Zogos (36’).

Sapo fillon pjesa e dytë, durrsakët kalojnë në avantazh sërish me Zogos (49’) që gjen rrugën e rrjetës, por kryeqytetasit kundërpërgjigjen me Bytyçin (55’), që shënon golin e barazimit pak minuta më vonë.

Pavarësisht përpjekjeve nga të dy kampet, asnjë nga skuadrat nuk arrin që të gjejë rrugën e rrjetës në minutat e mbetura.

Mbyllet në barazim 2-2 sfida në “Niko Dovana” me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë. Partizani ngjitet në kuotën e 44 pikë dhe ruan në 6 pikë diferencën me Teutën, që tashmë ka 38 pikë në klasifikim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll