Sport

Në duelin e mbijetesës, fitore dramatike e Bylisit ndaj Flamurtarit në minutën e fundit…

Gjithçka ndodhi në fundin e pjesës së dytë…

21 Mars 2026, 20:51 Nga DOSJA
Në duelin e mbijetesës, fitore dramatike e Bylisit ndaj Flamurtarit

BALLSH - Bylisi ka arritur një fitore të rëndësishme 2-1 në Ballsh ndaj Flamurtarit, duke marrë tre pikët që i japin frymëmarrje në luftën për mbijetesë në Superiore.

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi pa shumë ngjarje, me një shtyllë për Bylisin që kaloi pa vënë re, teksa skuadrat kërkonin ritmin dhe hapësirat e duhura. Në pjesën e dytë loja u ndez dhe Bylisi arriti të kalojë në avantazh me golin e Përndrecës (83’), duke krijuar përshtypjen se fitorja do të vinte pa shumë telashe.

Megjithatë, dramatika nuk mungoi. Flamurtari arriti të barazonte në minutat e fundit me Bintsukën (90’+4), duke e bërë sfidën të ndërlikuar deri në fund.

Episodi vendimtar erdhi disa minuta më vonë (90’+8), kur Trashi shkaktoi penallti duke mbajtur Përndrecën në zonë. Muriç nuk gaboi nga pika e bardhë dhe vulosi fitoren 2-1 për Bylisin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll