Sport

Trajneri Franco Foda zbulon Dardanët e Kosovës për sfidën play-off ndaj Sllovakisë…

Kosova nuk do të ketë në dispozicion kapiteni Amir Rrahmani për shkak dëmtimi që është një goditje e rëndë për repartin e mbrojtjes. Po kështu, edhe në mesfushë do të mungojnë Leon Avdullahu dhe Muharrem Jashari.

21 Mars 2026, 13:30 Nga DOSJA

Trajneri Franco Foda zbulon Dardanët e Kosovës për sfidën

KOSOVE - Nuk është vetëm Kombëtarja shqiptare ajo që ëndërron për një kualifikim të mundshëm për në Botërorin e kësaj vere. Edhe përfaqësuesja e Kosovës do të kërkojë të shkruajë historinë teksa në mbrëmjen e së martës ajo do të luajë në Bratislavë me Sllovakinë për ndeshjen e parë të play-off-it, ndërkohë që në 31 mars, në rast fitoreje do të përballet në finale me fituesen e Turqi - Rumani.

Trajneri i Dardanëve, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar, ku bie në sy mungesa e disa futbollistëve të rëndësishëm. Kështu nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës, kapiteni Amir Rrahmani për shkak dëmtimi që është një goditje e rëndë për repartin e mbrojtjes.

Po kështu, Kosova ka mungesa edhe në mesfushë, pasi do të mungojnë Leon Avdullahu dhe Muharrem Jashari, mungesa që ia reduktojnë opsionet Fodës për këtë repart.

Por Dardanët marrin edhe lajme të mira, pasi në skuadër kthehen Florent Hadërgjonaj dhe Vesel Demaku, të cilët pritet të kontribuojnë me përvojën dhe energjinë e tyre në këto përballje të rëndësishme. Në të njëjtën kohë, trajneri i Kosovës ka përgatitur edhe një listë alternative me lojtarë që mund të thirren në çdo moment në rast nevoje.

Trajneri Franco Foda zbulon Dardanët e Kosovës për sfidën

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll