Sport

Sylvinho zyrtarizon kuqezinjtë e Shqipërisë për play-off-in e Botërorit 2026 ndaj Polonisë!

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45.

21 Mars 2026, 10:39 Nga DOSJA

Sylvinho zyrtarizon kuqezinjtë e Shqipërisë për play-off-in

TIRANE - Trajneri I Kombëtares, braziliani Sylvinho ka bërë publike listën me 26 lojtarët e ftuar për sfidën play-off ndaj Polonisë, si edhe për ndeshjen e mundshme ndaj Ukrainë/Suedisë më 31 mars.

Për herë të parë me Kombëtaren shqiptare kanë marrë ftesë mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana.

Ja lista e plotë me 26 lojtarve të thirrur në Kombëtare nga trajneri Sylvinho:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana, Klisman Cake, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ivan Balliu

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Nazmi Gripshi, Arbër Hoxha, Anis Mehmeti, Jasir Asani

Sulmues: Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Armando Broja

Kombëtarja shqiptare do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen e parë ndaj Polonisë, ndërsa të mërkurën do të udhëtojë drejt Varshavës.

Sylvinho zyrtarizon kuqezinjtë e Shqipërisë për play-off-in

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll