Sport

Superiorja/ Java e 29-të në tri ditë - do të luhet për “Final 4” dhe mbijetesë!

Java e 29-të e “Abissnet Superiore” premton sfida mjaft interesante dhe vendimtare për ecurinë e skuadrave, si në garën për një vend në “Final 4”, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

20 Mars 2026, 09:30 Nga DOSJA

Superiorja/ Java e 29-të në tri ditë - do të luhet për

TIRANE - Java e 29-të e kampionatit të Superiores do të hapet me përballjen mes Elbasanit dhe Egnatias, një duel që ka prodhuar rivalitet dhe spektakël në tre sfidat e mëparshme të këtij sezoni. Ndeshja do të luhet të premten, në “Elbasan Arena”, në ora 19:00.

Edhe e shtuna sjell përballje të rëndësishme. Bylis do të përballet me Flamurtarin në një sfidë ku të dyja skuadrat synojnë maksimumin e pikëve. Takimi është planifikuar të zhvillohet në ora 15:00, në stadiumin “Adush Muça”.

Vllaznia kryesuese do të presë në “Loro Boriçi” Dinamo City-n, ndërsa Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit për t’u përballur me Teutën në “Niko Dovana”. Të dyja këto sfida do të luhen në ora 18:00.

Java do të mbyllet të dielën, më 22 mars, me ndeshjen mes Tiranës dhe Vorës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ora 15:00.

Ja kalendaari i ndeshjeve të javës së 29-të:

Superiorja/ Java e 29-të në tri ditë - do të luhet për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll