Sport

Argjentina, kampione e botës, nuk kanë me kë të luajnë… dështon Guetamala!

Argjentina dështoi me ’Finalissiman’ tani nuk po mundet të gjejë kundërshtar për ndeshjet e marsit.

19 Mars 2026, 18:56 Nga DOSJA

Argjentina, kampione e botës, nuk kanë me kë të

ARGJENTINE - Tingëllon e pabesueshme, por kampionët e botës nuk mund të gjejnë asnjë rival për të luajtur një ndeshje miqësore në afatin e marsit.

Kishte informacione se Argjentina do të luante kundër Guatemalës në Bombonera, megjithatë, sot mbërriti një lajm i ri, se FIFA nuk e lejon atë ndeshje, pasi Guatemala do të luajë kundër Algjerisë në Xhenova më 27 mars.

FIFA i informoi të gjitha palët se sipas rregullave të saj, një ekip kombëtar nuk mund të luajë në të njëjtën "dritare" ndeshjesh miqësore në dy kontinente.

Si rezultat, ndeshja e Argjentinës me Guatemalën dështoi dhe tani Celestët nuk kanë kundërshtar për marsin. Pothuajse të gjitha ekipet kombëtare të botës janë dakordësuar për ndeshjet për këtë sezon shumë kohë më parë.

Argjentina, së bashku me Serbinë, duhej të luante në Festivalin e Futbollit në Doha dhe të garonte kundër Spanjës dhe Katarit, megjithatë, për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, gjithçka dështoi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll