Sport

Leo Messi ndryshon mendje, kthehet te Argjentina për miqësoren ndaj Guatemalës...

Përfshirja e Leo Messit në skuadrën prej 28 lojtarësh sugjeron se ai mund të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026

19 Mars 2026, 16:32 Nga DOSJA
Leo Messi ndryshon mendje, kthehet te Argjentina për miqësoren ndaj

ARGJENTINE - Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, e ka përfshirë Lionel Messin në skuadër për një miqësore kundër Guatemalës, të planifikuar për më 31 mars në Buenos Aires.

Ndeshja zëvendëson ‘Finalissiman’ e Katarit kundër Spanjës, e planifikuar për më 31 mars, por që u anulua më vonë për shkak të luftës. Përfshirja e Leo Messit në skuadrën prej 28 lojtarësh sugjeron se ai mund të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e planifikuar për në qershor në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Në ndeshjen e tij të fundit për Argjentinën, më 5 shtator në stadiumin Monumental në Buenos Aires, vetë Messi pranoi se do të ishte e vështirë ta shihje atë në Kupën e Botës. ‘Pleshti’, aktualisht te Inter Miami, sapo ka shënuar golin e tij të 900-të në karrierë.

Një rekord i tejkaluar edhe nga Cristiano Ronaldo, i cili tashmë po ndjek golin e tij të 1000-të. Portugezi, përveç ndonjë surprize, do të jetë në Kupën e Botës. Dhe të dy - portugezi është 41 vjeç, argjentinasi do të mbushë 39 në qershor - mund të takohen në Kupën e Botës të Amerikës së Veriut, duke rinovuar një rivalitet që ka përcaktuar 20 vitet e fundit të futbollit.

Scaloni nuk e përfshin Lautaro Martinezin në skuadrën e Argjentinës: lojtari i Interit do të mbetet në Milano duke u rikuperuar nga një dëmtim. Nerazzurrët do të kenë në skuadër Tomas Palacios, aktualisht i huazuar te Estudiantes. Serie A do të përfaqësohet nga Nico Paz dhe Maximo Perrone i Comos. Kontingjenti më i madh është nga Atlético Madrid, i cili i siguron gjashtë lojtarë ekipit kombëtar të Amerikës së Jugut.

Kjo është lista e plotë e portierëve të thirrur nga Scaloni:

Portierë: Emiliano Martinez (Aston Villa), Juan Musso (Atletico Madrid) dhe Geronimo Rulli (Marseille);

Mbrojtës: Leonardo Balerdi (Marseille), Valentin Barco (Strasburg), Tomas Palacios (Estudiantes), Nahuel Molina (Atletico), Gonzalo Montiel (River Plate), Nicolas Otamendi (Benfica), Gabriel Rojas (Racing Club), Cristian Romero, Tagliafico (Lyon);

Mesfushorët: Thiago Almada (Atletico), Rodrigo De Paul (Inter Miami), Enzo Fernandez (Chelsea), Alexis Mac Allister (Liverpool), Nico Paz (Como), Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen), Leandro Paredes (Boca Juniors), Maximo Perrone (Como);

Sulmues: Julian Alvarez (Atletico), Nico Gonzalez (Atletico), Jose Lopez (Palmeiras), Lionel Messi (Inter Miami), Gianluca Prestianni (Benfica), Giuliano Simeone (Atletico).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll