Sport

Rruga drejt finales së Bupadestit, çerekfinalet e Championsit - përballje titanësh!

Çerekfinalet premtojnë superndeshje, derbi Bayern-Real dhe Barça-Atletico

19 Mars 2026, 07:30 Nga DOSJA

Rruga drejt finales së Bupadestit, çerekfinalet e Championsit -

ZVICER - Bayern Munich kundër Real Madridit do të jetë ndeshja e madhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, e ndjekur nga derbi spanjol midis skuadrës katalanase Barcelona dhe Atlético Madrid.

Pritet gjithashtu një përballje e fortë midis kampionëve në fuqi të Paris Saint-Germain dhe skuadrës angleze Liverpool; përballja e Arsenalit me Sporting Lisbon duket më e mundshme në letër.

Në total, do të përballen tre skuadra spanjole, dy skuadra angleze, një skuadër portugeze, një skuadër franceze dhe një skuadër gjermane.

Ndeshjet e para do të luhen më 7 dhe 8 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 14 dhe 15 prill.
Ja kalendati i plotë i ndeshjeve çerekfinale…

E martë, 7 prill (ora 21:00)
Real Madrid - Bayern Munich
Sporting - Arsenal

E mërkurë, 8 prill (ora 21:00)
PSG - Liverpool,
Barcelona - Atlético Madrid

E martë, 14 prill (ora 21:00)
Liverpool - PSG
Atlético Madrid - Barcelona

E mërkurë, 15 prill (ora 21:00)
Bayern Munich - Real Madrid
Arsenal - Sporting

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll