Sport

“Seria” e dytë e Champions League: Barça dhe Liverpool kanë çështje për të zgjidhur

Pasi mbrëmë janë kualifikuar katër skuadrat e para, sonte priten të mësohen edhe katër skuadrat e tjera që do të plotësojnë çiftet çerekfinaliste të Kupës së Kampioneve…

18 Mars 2026, 12:00 Nga DOSJA

“Seria” e dytë e Champions League: Barça dhe Liverpool

ZVICER - Të mërkurën, 18 mars, do të zhvillohen katër ndeshjet e radhës në fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve, ku do të përcaktohen katër ekipet e tjera që kualifikohen në çerekfinale.

Barcelona pret në shtëpi skuadrën e Newcastle. Pas barazimit 1-1 në Angli, kualifikimi ka mbetur i hapur dhe pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar. Kjo është edhe ndeshja e ditës së sotme, e cila do të startojë në orën 18:45. Në “Camp Nou” spektakli është i garantuar, kjo edhe për shkak të lojës sulmuese që bëjnë dy skuadrat.

Bayern Munich e ka të sigurt kualifikimin. Gjermanët triumfuan 6-1 në ndeshjen e parë ndaj Atalantës dhe sfida e kthimit shihet e lehtë në letër. Në “Allianz Arena” (21:00), pritet një përballje pa shumë histori, pasi një përmbysje nga italianët, duket mision thuajse i pamundur.

Ndeshje shumë e luftuar pritet të jetë ajo mes Liverpool dhe Galatasarayt. Turqit fituan minimalisht në ndeshjen e parë, por në “Anfield”, i pret një presion i madh. Të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin për në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.

Dueli tjetër është ai mes Tottenham dhe Atletico Madrid në Londër. Spanjolët triumfuan 5-2 në ndeshjen e parë dhe duken me një këmbë në fazën tjetër. Por duhen pritur te zhvillohen edhe 90 minuta lojë.

“Seria” e dytë e Champions League: Barça dhe Liverpool

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll