Sport

Edoardo Bove feston përsëri: shënoi goli e parë të tij që kur u rikthye në fushë…

Mesfushori italian ndau gëzimin e tij në rrjetet sociale, duke postuar një foto të festimit të tij me mbishkrimin: "Sa më kishte munguar kjo ndjesi!"

18 Mars 2026, 09:30 Nga DOSJA

Edoardo Bove feston përsëri: shënoi goli e parë të tij

ANGLI - Edoardo Bove i dha fund një periudhe pa gola prej 506 ditësh, duke shënuar golin e tij të parë që nga rikthimi në fushë pas një problemi me zemrën.

Mesfushori romak shënoi golin e tretë të Watford me këmbën e majtë në minutën e 94-të të ndeshjes së Championship kundër Wrexham, pasi gjuajtja e një shoku skuadre goditi traversën.

Mesfushori italian ndau gëzimin e tij në rrjetet sociale, duke postuar një foto të festimit të tij me mbishkrimin: "Sa më kishte munguar kjo ndjesi!"

Bove nuk kishte shënuar që nga 27 tetori 2024, kur ai vulosi fitoren 4-1 të Fiorentinës ndaj Romës. Pas ndeshjes, tifozët shpalosën një banderolë për të ku shkruhej: "Edhe nëse largohesh nga Roma, nuk do të jesh vetëm".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edoardo Bove (@edo_bove)

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll