Sport

Superiorja/ FSHF përcakton kalendarin, kur dhe ku do të luhen ndeshjet e fazës “Final 4”

Pikët në këtë fazë do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët dhe në total do të luhen 6 ndeshje.

17 Mars 2026, 17:31 Nga DOSJA
Superiorja/ FSHF përcakton kalendarin, kur dhe ku do të luhen ndeshjet

TIRANE - Kategoria Superiore ka hyrë në fazën e fundit të saj dhe Faza e ‘Final 4’ po afron gjithnjë e më shumë. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur kalendarin e kësaj faze që do të përcaktojë edhe skuadrën kampione të vendit dhe ekipet që do të marrin pjesë në Conference League.

Ndeshjet e fazës së ‘Final 4’ do të luhen në ‘Air Albania Stadium’  në periudhën 16-31 maj dhe sipas rregullores në këtë fazë do të luajnë skuadrat që do të pozicionohen në 4 vendet e para të klasifikimit në përfundim të 36 javëve të sezonit të 87-të të Kategorisë Superiore.

Pikët në këtë fazë do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët dhe në total do të luhen 6 ndeshje. Ndeshjet e para do të luhen më 16 dhe 17 maj, sfidat e dyta do të luhen më 23 dhe 24 maj, ndërsa ndeshjet e treta do të zhvillohen më 29 dhe 31 maj.

Kalendari dhe skema e ndeshjeve:

16.05.2026: Vendi 1 vs. Vendi 4 (19:00)

17.05.2026: Vendi 2 vs. Vendi 3 (19:00)

23.05.2026: Vendi 1 vs. Vendi 3 (19:00)

24.05.2026: Vendi 2 vs. Vendi 4 (19:00)

29.05.2026: Vendi 3 vs. Vendi 4 (19:00)

31.05.2026: Vendi 1 vs. Vendi 2 (19:00)

Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas këtyre kritereve:

1. Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës “Final 4”;

2. Diferenca e golave (shënuar - pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës “Final 4”;

3. Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + “Final 4”).

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll