Sport

Tym i bardhë te Barça, blaugranët gati të rinovojnë kontratën me trajnerin Hansi Flick!

Njoftimi i presidentit të rizgjedhur Joan Laportës dhe detajet mbi kontratën e re të trajnerit gjerman.

17 Mars 2026, 15:00 Nga DOSJA

Tym i bardhë te Barça, blaugranët gati të rinovojnë

SPANJE - Një pikë kthese e madhe për të ardhmen e Barcelonës: Blaugranët janë gati të sigurojnë kontratën e re të trajnerit Hansi Flick.

Konfirmimi vjen direkt nga presidenti  Laporta për RAC1. Ky lajm u raportua nga gazetari Fabrizio Romano në X.

Deklarata - “Hansi Flick është gati të nënshkruajë një kontratë të re me Barcelonën e vlefshme deri në qershor 2028.

Së shpejti do të njoftojmë rinovimin e Flick, i cili do të jetë për një sezon tjetër, deri në vitin 2028,” thotë Joan Laporta.

“Hansi tashmë ka dhënë pëlqimin e tij, ai është shumë i lumtur këtu,” tha presidenti i rizgjedhur për RAC1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll