Aktualitet

Tronditet Tirana, vritet në sy të djalit 62-vjeçari tek Kodrat e Liqenit (Emri+Foto)

16 Mars 2019, 17:44 Nga DOSJA
Tronditet Tirana, vritet në sy të djalit 62-vjeçari tek Kodrat

TIRANË- Një vrasje ka ndodhur mbasditen e kësaj të shtune në zonën e Kodrave të Liqenit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është vrarë 62-vjeçari, Haxhi Baxhinozi, ish-i përndjekur politik. Ai është ekzekutuar në sy të të birit të tij të mitur.  Burimet sqarojnë se ata ishin duke vrapuar në momentin e vrasjes. Mësohet se autori i vrasjes është identifikuar si Islam Myrkaj, nga Fieri. 62-vjeçari është qëlluar disa herë me armë zjarri dhe megjithëse është transportuar në spital, nuk ka mundur t’ju shpëtojë plagëve të marra.  Ende nuk dihen arsyet e kësaj vrasjeje të rëndë që trondit kryeqytetin. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë, Informacion paraprak. Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Baxhinozi ishte origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet. Sipas informacione të mëparshme që ka pasur për të në media, thuhet se ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “veprën e terrorit në bashkë-punim” (dënim i kombinuar).

Nuk është hera e parë që ngjarje të tilla ndodhin në këtë zonë. Një muaj më parë, një grua u vra në zonën e Kodrave të Liqenit në Tiranë. Lirie Xhepa, nënë e 4 fëmijëve u vra me një plumb në kokë ditën e Shën Valentinit. Gruas i kishte vdekur burri kishte probleme me kunatin, me të cilin kishte patur një lidhjedashurie.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet haxhi baxhinozi islam myrkaj vrasje tek kodrat e liqenit haxhi baxhinozi islam myrkaj vrasje tek kodrat e liqenit

Sondazh

Poll