Aktualitet

Protesta e opozitës, Artan Hoxha: Presioni i SHBA shmangu dhunën, pjesëmarrja më e ulët se në 16 shkurt

16 Mars 2019, 18:14 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Artan Hoxha: Presioni i SHBA shmangu dhunën,

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka thënë se nëse ndërkombëtarët nuk do të kishin ushtruar presion me deklaratat e tyre mbi opozitën, atëherë dhuna do të ishte më e madhe. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Hoxha tha se ndërkombëtarët i kanë kontaktuar drejtëpërdrejt drejtuesit e opozitës, dhe i kanë paralajmëruar se do të kishin përgjegjësi personale, mbi atë që do të ndodhte.

Pjesëmarrja m’u duk më e vogël se 16 shkurti, është protestë politike sesa qytetare. Mund të kishim incidente më të mëdha nëse nuk do të kishin reaguar ndërkombëtarët.  Rrethimi që policia i bëri policia gjithë zonës kishte informacion për të gjitha lëvizjet, prandaj kishte bllokuar qarkullimin në atë zonë.  Kur u bë rrethimi për herë të dytë krijoi një paqartësi te protestuesit.  Por, vijoj ti mbetem që presioni ndërkombëtar dje, bëri që dhuna të mos ishte më e madhe, përgatitja ishe më e madhe. Kanë pasur kontakte me drejtuesit e opozitës, që duhet të marrin masa se do të mbajnë përgjegjësi personale. Policia u kap gafil duke mos arritur që të kalojë turmën. Kur përfshihen në konflikt një pjesë e vogël e turmës është e planifikuar.  Po t’i shikoni janë të gjithë me kapuç në kokë, me kapele, që të mos identifikohen. Ishte e planifikuar gjithcka, për të shfryrë për të treguar forcën. Basha e drejtori turmën para Kuvendit, qëndroi aty.  Në momentin që Basha dhe Kryemadhi u tërhoqën ndodhi dhuna.  Turma u acarua me komandë dhe u qetësua me komandë do të thotë se ishte njëri sipër që e drejtonte. Përplasja ishte e kërkuar dhe u bë

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. (Lexo ketu). Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha protesta e opozites 16 mars qëndrimi i ndërkombëtarëve artan hoxha protesta e opozites 16 mars qëndrimi i ndërkombëtarëve

Sondazh

Poll