Aktualitet

Shkodër/ Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për 12 anëtarët e grupit të gjobaxhinjve: Dhamë hua jo fajde

16 Mars 2019, 08:36 Nga DOSJA
Shkodër/ Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për 12

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 12 personat, të cilët akuzohen për dhënie fajdesh dhe për gjobvënie në qytet. (Lexo këtu)

Gjatë seancës gjyqësore, të arrestuarit kanë mohuar se kanë dhënë para me fajde duke këmbëngulur se u kishin dhënë para borxh vetëm miqve të tyre.

“I kemi dhënë borxh për shkak të marrëdhënieve shoqërore dhe miqësive familjare djemëve të ish-prefektit. Gjithmonë me idenë se do të na ktheheshin pasi familja Radovani kishte biznese. Por jo fajde, në asnjë moment.”

Sipas tyre, vetë ish-prefekti Radovani ka përdorur kurth pasi ka pasur çip dhe u ka regjistruar telefonatat. Gjatë seancës, ata kanë kërkuar që Paulin Radovani të tregojë emrat e vërtetë se kë ka denoncuar.

Jashtë Gjykatës, ishin familjarët e të arrestuarve ata që e kundërshtuan vendimin pasi e konsideruan të padrejtë .

“Ne nuk dimë asgjë. Të na thonë për çfarë do t’i mbani në burg? Ta dijë edhe unë se për çfarë e kam djalin në burg,”-tha njëri prej familjarëve.

Pak ditë më parë nga një operacion i policisë së Shkodrës u finalizua me arrestimin e 12 personave, mes tyre edhe Ilir Sokolin, një ish-drejtor i LSI. Policia sekuestroi 20 makina, qindra mijëra euro, 50 celularë dhe dokumente që grupi iu kishte marrë borxhlinjve.

Emrat e 12 të arrestuarve gjatë këtij aksioni në Shkodër: 

Byrhan Alija, 61 vjeç nga Shkodra;

Edi Memçaj, 33 vjeç nga Shkodra;

Adri Bala 22 vjeç, nga Shkodra;

Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra;

Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra;

Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoricë dhe banues në Shkodër;

Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra;

Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra;

Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra;

Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra;

Naim Ahmetaj, 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

Ilir Sokoli, 38 vjeç banues në Shkodër

Paulin Radovani, ish – prefektit të Shkodrës është larguar tashmë nga Shqipëria, i detyruar edhe nga kërcënimet që merrte nga grupi i fajdexhinjve ku dyshohet se kishte borxhe. Prokuroria e Shkodrës akuzon 22 persona si të përfshirë në një skemë gjobëveënie dhe dhëniesh para me fajde në shuma të mëdha financiare.

k.m./J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adri bala artan dragani byrhan alija edi memcaj godidet grupi i gjobvenesave grupi i gjobvenesave ne shkoder marjan bregu masa e sigurisë 12 të arrestuar paulin radovani adri bala artan dragani byrhan alija edi memcaj godidet grupi i gjobvenesave grupi i gjobvenesave ne shkoder marjan bregu masa e sigurisë 12 të arrestuar paulin radovani

Sondazh

Poll