Aktualitet

Tre efektivë të lënduar nga protesta,  Ardi Veliu i viziton në spital: U treguat profesionistë

16 Mars 2019, 17:03 Nga DOSJA
Tre efektivë të lënduar nga protesta,  Ardi Veliu i viziton

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, vizitoi në spitalin ushtarak punonjësit e Policisë të cilët, u lënduan gjatë protestës së ditës së sotme (Lexo këtu) të zhvilluar para Parlamentit të Shqipërisë, ku protestuesit  ushtruan dhunë, duke qëlluar me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike.

Veliu është interesuar te mjekët për shëndetin e punonjësve të Policisë dhe u ka uruar atyre shërim të shpejtë.

Më pas Drejtor i Përgjithshëm ka takuar në ambientet e jashtme të spitalit edhe një pjesë të kolegëve të punonjësve të lënduar, duke i falënderuar për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë protestës së sotme.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, vizitoi në spitalin ushtarak punonjësit e Policisë të cilët u lënduan gjatë protestës së ditës së sotme të zhvilluar para Parlamentit të Shqipërisë, ku protestuesit ushtruan dhunë duke qëlluar me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike.Veliu është interesuar te mjekët për shëndetin e punonjësve të Policisë dhe u ka uruar atyre shërim të shpejtë.Më pas Drejtori i Përgjithshëm ka takuar në ambientet e jashtme të spitalit edhe një pjesë të kolegëve të punonjësve të lënduar, duke i falënderuar për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë protestës së sotme.

Posted by Policia e Shtetit on Saturday, 16 March 2019

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë, ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas, kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës, Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu efektivet e plagosur protesta e opozites 16 mars 2019 ardi veliu efektivet e plagosur protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll