Aktualitet

Pikante në protestën e opozitës/ Dy besimtarë falin namazin pranë Kryeministrisë (FOTO)

16 Mars 2019, 16:37 Nga DOSJA

TIRANË- Protesta e opozitës veç momenteve të tensionit apo incidenteve të krijuara mes policisë dhe protestuesve, ka pasur edhe disa momente që vlen të përmenden. (Lexo këtu)

Foto reporteri i Dosja.al, Bekim Bici, ka shkrepur disa foto në të cilat shihen dy protestues dhe njëherësh besimtarë muslimanë, që përkundër protestës kishin zgjedhur lëndinën para piramidës apo anash Kryeministrisë për të kryer namazin, pasi ishte ora e faljes së drekës.

Në foto shihen dy besimtarë, një i moshuar dhe një tjetër rreth të 35-ave, që kryejnë namazin.

Për më shumë shihni fotot e mëposhtme:

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besimtarët falen në park protesta e 13 marsit protesta e opozites besimtarët falen në park protesta e 13 marsit protesta e opozites

Sondazh

Poll