Aktualitet

FOTO+VIDEO/ Sali Lushaj nuk pëlqen muzikën e filmit “Skënderbeu”, debaton me DJ-in e protestës

16 Mars 2019, 15:10 Nga DOSJA
FOTO+VIDEO/ Sali Lushaj nuk pëlqen muzikën e filmit

TIRANË- Opozita zhvilloi ditën e sotme një protestë para Kuvendit, e cili nisi mes flakadanëve, shashkave e vuvuzelave, për të vijuar më tej marshimin 3 herë rreth Kryeministrisë e më pas drejt Kuvendit, ku tensionet u rritën.

Por gjatë kohës që protestuesit ishin para godinës së Kryeministrisë, një incident është regjistruar mes Sali Lushajt, ish-truproja i ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe njëherësh babai i këngëtarit të njohur Arkimed Lushaj i cili përdor emrin e artit, Stresi, me DeeJay-in e protestës.

Lushaj i ka kërkuar atij që të hiqte muzikën që luhej në sfond, pra kolonën muzikore të filmit “Skënderbeu”. Ai nuk ka pranuar, që që ka bërë që Lushaj të afrohet drejt tij. Për këtë DeeJay në fjalë uli për një moment volumin e muzikës, e më pas fjalën do e merrte Flamur Noka.

Dosja.al ka siguruar disa foto ku Lushaj duket i tensionuar dhe nervozuar me DeeJay-n si dhe momentin kur ai largohet nga debati që kishte me të.

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndarë.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 16 mars sali lushaj protesta e opozites 16 mars sali lushaj

Sondazh

Poll