Aktualitet

Protesta/ Policia ultimatum qytetarëve: Për 5 minuta do të shpërndaheni me dhunë

16 Mars 2019, 13:28 Nga DOSJA
Protesta/ Policia ultimatum qytetarëve: Për 5 minuta do të

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar për protestën e opozitës dhe është shprehur se qytetarët po kryejnë akte të rënda dhunë kundër efektivëve.

Në një deklaratë për mediat ka ashpërsuar gjuhën duke paralajmëruar protesuesit se nëse nuk largohen për 5 minuta do të përdoret forca dhe mjetet e tjera.

“Në rast se për 5 minuta nuk do të ndërprisni veprimet e kundraligjshme turma do të shpërndahet forcërisht nga  Policia e Shtetit e cila do të  përdorë forcën dhe mjetet e saj, sipas ligjit”, shkruhet në deklaratë.

REAGIMI I PLOTË

TË NDERUAR QYTETARË!

Nga protuestuesit po kryhen akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë, po cënohet rendi publik dhe siguria e qytetarëve.

I NDERUAR ZOTI GAZMEND BARDHI !

Si organizator i tubimit , ju lutemi kërkoni nga protestuesit të ruajnë qetësinë.

Protestuesit duhet të ndërpresin veprimet e dhunshme dhe të shpërndahen.

Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga këto veprime të dhunshme

Veprimet e protestuesve janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal.

Në rast se për 5 minuta nuk do të ndërprisni veprimet e kundraligjshme turma do të shpërndahet forcërisht nga  Policia e Shtetit e cila do të  përdorë forcën dhe mjetet e saj, sipas ligjit.

Opozita për më shumë se 4 orë po vijon protestën përpapra Kryeministrisë dhe Kuvendit, ku ka pasur dhe përplasje mes policisë dhe protestuesëve.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në Kuvend, dhe kanë çarë kordonin e Policisë, por si kundër përgjigje kanë marrë gazin lotsjellës. Më tej protestuesit kanë qëlluar me gurë, dhe kanë mbetur tre efektivë të plagusr dhe dy qytetarë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deklarata e policise polica do perdor dhune protesta e opozites protesta e opozites 16 mars 2019 deklarata e policise polica do perdor dhune protesta e opozites protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll