Politike

"Ta bëjmë PD fituese!" Salianji njofton për takimin në Fier: Ju pres për të ndarë ide, shqetësime dhe vizionin

Salianji, po vijon turin e tij politik për reformimin e Partisë Demokratike dhe kthimin e saj tek fitoret.

2 Shkurt 2026, 14:15 Nga E.d
"Ta bëjmë PD fituese!" Salianji njofton për takimin
Ervin Salianji

FIER- Ervin Salianji, ka njoftuar për një takim në qytetin e Fierit, ku fton gjithë demokratët e qytetit në një bisedë të hapur nesër me datë 3 shkurt, ora 17:00, te Kinoteatri i qytetit. 

Salianji, po vijon turin e tij politik për reformimin e Partisë Demokratike dhe kthimin e saj tek fitoret. Në postim ai shprehet se kjo është arsyeja e takimeve me demokratët në çdo qytet.

Postimi i Salianjit:

“Nesër shihemi në Fier, tek Kinoteatri i qytetit, ora 17:00! Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese. Kjo është arsyeja e takimeve me demokratët në çdo qytet. Ju pres për të ndarë ide, shqetësime dhe vizionin për Partinë Demokratike. Shihemi nesër!”./Dosja.al

ervin salianji salianji takim ne fier pd

Sondazh

Poll