Politike

“Territorialja"/ Balla: Nëse demokratët mungojnë, marrim mekanizma zhbllokues

Në një prononcim për mediat, Balla u shpreh se nëse kjo nuk ndodh atëherë në seancën e radhës në Kuvend, do të ndërmerren mekanizma për të zhbllokuar situatën. 

2 Shkurt 2026, 11:27 Nga I.A
“Territorialja"/ Balla: Nëse demokratët mungojnë,
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i kërkoi sot opozitës reflektim për pjesëmarrjen në komisione. Në një prononcim për mediat, Balla u shpreh se nëse kjo nuk ndodh atëherë në seancën e radhës në Kuvend, do të ndërmerren mekanizma për të zhbllokuar situatën. 

"Nuk jam natyra e njerëzve që bëjnë ultimatume por kam bërë një kërkesë për grupin e PD që të reflektojnë për detyrimin për të zbatuar vendimin e Kuvendit për ngritjen e komisionit për Territorialen. Kemi rënë dakord kemi ngritur një komision nën parimin e bashkëdrejtimit dhe barazisë. Çdo shkresë kërkon dy firma nga bashkë kryetarët. 3 muaj që nga ngritja e komisionit, deputetët e PD nuk lejohen nga lidershipi të marrin pjesë në mbledhje. Besoj që sot në mbledhjen e komisionit jo vetëm deputetët e opozitës të jenë prezent por edhe të marrin detyra që nesër në seancën e Kuvendit të mos jemi të detyruar të vendosim mekanizmat zhbllokues të situatës. Shpresoj në reflektim, por nëse nuk ka dhe Shqipëria është e detyruar të marrë një Reformë të zgjeruar Zgjedhore," tha Balla./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll