Politike

Berisha: Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin

2 Shkurt 2026, 10:19 Nga I.A
Berisha: Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë paeaqitjes në SPAK tha se aty brenda pa prokurorin Arben Krajën, i cili po numëronte paratë me Oltion Bistrin. Në një prononcim për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha tregoi se çfarë ka parë sipas tij në vizitën e shkurtër në SPAK.

Ai tregon me nota ironie se pa Altin Dumanin, i cili ishte me Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irenën me 5 mbiemra, dhe si avokat i tyre po u bënte shpjegime për çështjet.

"Tani, e kuptoni vetë ju që nuk mund të ketë sot çështje tjetër përveç faktit, vendimit të famshmit KLGJ. Por para se të ndalem në këtë vendim, unë e kuptoj se ju prisni me padurim t’u rrëfej se çfarë pashë brenda unë gjatë këtij kalimi të shkurtër. Aty ishte Altin Troplini apo Poja i Skapit, i cili ishte ulur me tre personazhe, me Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irenën me 5 mbiemra sepse si avokat i tyre po u bënte shpjegime për çështjet. Së dyti, ndodhej ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Kraja, i cili po numëronte para me Oltion Bistrin. Po, po, se e shoh që e dëgjoni me skepticizëm. Por aty ishin të dy. Këto ishin ato që pashë unë sot," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll