Politike

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor

Berisha e cilësoi atë të përfshirë si “mercenar të partisë-shtet”, duke deklaruar se amnistimi i krimeve zgjedhore është pjesë e funksionimit të një narko-shteti.

2 Shkurt 2026, 10:19 Nga I.A
Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Avokati i Irenës me 5
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha lexoi mesazhin që la në SPAK ditën e sotme, ku akuzon prokurorin Altin Dumani për mbrojtjen e krimit zgjedhor. Berisha e cilësoi atë të përfshirë si “mercenar të partisë-shtet”, duke deklaruar se amnistimi i krimeve zgjedhore është pjesë e funksionimit të një narko-shteti.

"Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra, njeriut që amnistoi krimin zgjedhor, si mercenar i partisë-shtet, i rikujtoj se drejtësia vonon, por nuk harron.
Kush e do këtë ta ketë në arkivën e vet të denoncimit të një delinkuenti të narko-shtetit shqiptar," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll