Politike

Masa e sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Berisha ka përshëndetur edhe mbështetësit e tij të mbledhur jashtë godinës së SPAK-ut, ku të pranishëm janë dhe figura të Partisë Demokratike.

2 Shkurt 2026, 10:16 Nga I.A
Masa e sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemkrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për masën e sigurisë. Berisha ka përshëndetur edhe mbështetësit e tij të mbledhur jashtë godinës së SPAK-ut, ku të pranishëm janë dhe figura të Partisë Demokratike.

Berisha është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi./Dosja.al

sali berisha berisha ne spak

Sondazh

Poll