Politike

"Një betejë mes një pakice që ka zaptuar zyrat"/ Lapaj në protestë: Për çfarë nuk largohet një qeveri kur detyrojnë të rinjtë të ikin

Në protestën kombëtare përpara kryeministrisë ai u shpreh se, edhe pse çdo ditë që kalon forcon diktaturën e tyre, çdo skandal që ndodh po e bën edhe më të pamundur rrëzimin e tyre.

31 Janar 2026, 20:11 Nga D.S
"Një betejë mes një pakice që ka zaptuar zyrat"/
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj iu drejtua qytetarëve duke thënë se për çfarë nuk largohet një qeveri kur po detyrojnë të rinjtë që të ikin.

Në protestën kombëtare përpara kryeministrisë ai u shpreh se, edhe pse çdo ditë që kalon forcon diktaturën e tyre, çdo skandal që ndodh po e bën edhe më të pamundur rrëzimin e tyre. Sipas Lapajt, kjo është një 'betejë' mes një pakice që ka zaptuar zyrat dhe ndan paratë e buxhetit të shtetit. 

“Për çfarë mund të rrëzohet një qeveri nëse nuk dorëzohet kur kapët duke vjedhur 53 mln euro zv.kryeministrja. Kur kapet në Pazare 100 mln euro nga AKSHI. Për çfarë, nuk largohet një qeveri kur këta detyrojnë të rinjtë të ikin. Çdo ditë që kalon forcon diktaturën e tyre, çdo skandal që ndodh e bën edhe më të pamundur rrëzimin e tyre. Ndaj mendojeni mirë…Kjo është një betejë mes një pakice që ka zaptuar zyrat dhe ndan paratë e buxhetit të shtetit, mes atyre që pinë një shishe verë 33 mijë, dhe atyre që u dridhet dora për të blerë një çokollatë për fëmijët e tyre… Kjo është një betejë mes pensionistëve që kanë punuar një jetë dhe nuk vlerësohen dhe atyre që tallen me pushime në resorte të shtrenjta”, tha Lapaj./Dosja.al

adriatik lapaj levizja shqiperia behet protesta kombetare

Sondazh

Poll