Politike

KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK! Shtohet mbrojtja ndaj Altin Dumanit

Mësohet se, kërkesa vjen pas presionit ndaj Dumanit lidhur me hetime të shumta ndaj ish-kreut të SPAK.

31 Janar 2026, 15:40 Nga D.S
KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK! Shtohet mbrojtja ndaj Altin
Klodian Braho dhe Altin Dumani

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho për të shtuar mbrojtjen ndaj prokurorit Altin Dumani. Mësohet se, kërkesa vjen pas presionit ndaj Dumanit lidhur me hetime të shumta ndaj ish-kreut të SPAK.

Për shkak të pozicionit, Dumani ishte nën ruajtje të rreptë deri në fund të mandatit të tij tre vjeçar si kryeprokuror i posaçëm. Ruajtja e prokurorit vijon tashmë edhe me mbylljen e kësaj detyre dhe marrjen e drejtimit të drejtorisë juridiksionale me jashtë vendit.

Për shkak të detyrave që mbajnë kanë ruajtje, shefi i SPAK Klodian Braho, shefi i gjykatës antikorrupsion Erjon Bani, gjithashtu gjyqtarë e prokrurorë të posaçëm për çështjet që kanë nën hetim si gjyqtarja Irena Gjoka, prokurorja Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi, Dritan Prenci, Vladimir Mara dhe të tjerë. Së fundmi, KLP ka miratuar ruajtjen e prokurorit Ridvan Suka i cili është transferuar në Tiranë dhe dy drejtuesve të prokurorisë Kreshnik Ajazi dhe zëvendësit të tij./Dosja.al

 

spak altin dumani klodian braho klp

Sondazh

Poll