Politike

Vizita e Kryeministrit në Izrael/ Berisha: Kudo ku shkel Edi Rama, këmba e tij shkel si armik i betuar i kombit shqiptar

Duke folur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha theksoi se lidhjet historike mes shqiptarëve dhe hebrejve janë të patundura dhe se Shqipëria ka bërë gjithçka për të mbrojtur hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

31 Janar 2026, 13:30 Nga E. D
Vizita e Kryeministrit në Izrael/ Berisha: Kudo ku shkel Edi Rama,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi vizitën e Edi Ramës në Izrael, ku sipas tij "këmba e Ramës shkel si armik i betuar i kombit shqiptar." Duke folur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha theksoi se lidhjet historike mes shqiptarëve dhe hebrejve janë të patundura dhe se Shqipëria ka bërë gjithçka për të mbrojtur hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

PJESË NGA BIDESA: 

Nik Selimaj: Çfarë mendoni për vizitën e Ramës në Izrael dhe protestës pro-Palestinë të mbajtur në Tiranë si reagim ndaj vizitës së tij?

Sali Berisha: Vizitat në Izrael të kryeministrit të Shqipërisë, kanë qenë dhe janë zhvillime normale me një vend mik. Shqiptarët dhe hebrejtë i lidh një miqësi e padiskutueshme, e provuar në kohërat me të vështira. Qeveria shqiptare gjatë okupacionit, pra jo vetëm qytetarët shqiptarë, por qeveria shqiptare, bëri gjithçka që hebrejtë në Shqipëri të mos i dorëzoheshin plojës naziste. Dhe kjo është një nder jashtëzakonisht i madh.

Natyrisht, duke thënë këtë, them se, Edi Rama kudo që shkel, këmba e tij shkel si armik i betuar i kombit shqiptar. Pikë, armik i kombit shqiptar. Përsa i përket protestave. Në çdo vend normal ka protestat e veta, ka protestuesit dhe këto janë një normalitet për një vend. Edi Rama përbën një armik të kombit shqiptar./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll