Politike

Berisha: E rëndësishme është të mos shkulemi nga Tirana, protestat në Surrel nuk janë hequr nga axhenda

Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës siguroi se protestat në Surrel janë ende pjesë e axhendës së opozitës dhe për këtë arsye, një grup i parë ka shkuar tashmë atje për të vazhduar presionin ndaj qeverisë.

31 Janar 2026, 13:20 Nga E. D
Berisha: E rëndësishme është të mos shkulemi nga
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët se është e rëndësishme që opozita të mos largohet nga Tirana. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës siguroi se protestat në Surrel janë ende pjesë e axhendës së opozitës dhe për këtë arsye, një grup i parë ka shkuar tashmë atje për të vazhduar presionin ndaj qeverisë.

Thoma Jani: Doktor, qytetarët të janë përgjigjur, por protestat mbeten të vakta. Pse nuk i shkoni në Surrel, Ramës dhe të mos shkuleni nga aty?

Sali Berisha: Thoma, e rëndësishme është të mos shkulemi nga Tirana, se sa për Surrelin, ai e ka me borxh të shkojë e të rrijë dhe jashtë shtetit dhe të mos kthehet, nuk e lëshon karrigen ai në atë mënyrë. Por dhe në Surrel kemi çuar një detashment të parë, shkuan dhe përsëri protesta në Surrel nuk janë hequr nga axhenda./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll