Politike

Kuvendi refuzoi heqjen e mandatit të Ballukut? Berisha: Rama ishte i gatshëm t’i shkrinte dhe plumb në vesh....

Ai shprehu bindjen se nëse nuk do të kishte këtë frikë, Rama do të ishte i gatshëm të shkonte deri në ekstreme për të shpëtuar nga ky ndikim. 

31 Janar 2026, 13:18 Nga E. D
Kuvendi refuzoi heqjen e mandatit të Ballukut? Berisha: Rama ishte i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët komentoi refuzimin e Kuvendit për të hequr mandatin e Ballukut. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se ky ishte një veprim mbrojtës i Edi Ramës. Ai shprehu bindjen se nëse nuk do të kishte këtë frikë, Rama do të ishte i gatshëm të shkonte deri në ekstreme për të shpëtuar nga ky ndikim. 

Eduard Hasa: Kuvendi refuzoi heqjen e mandatit të Ballukut të kërkuar nga SPAK. Mos është ky një veprim mbrojtës i Ramës sepse ka frikën e tij?

Sali Berisha: Është vetëm ky dhe asgjë tjetër. I nderuar, më fal se do të përsëris një frazë vulgare. Po të mos ishte ky fakt, për të shpëtuar nga Lubia, Edi Rama do ishte i gatshëm t’i shkrinte dhe plumb në vesh, në gjumë. Por është ky fakt që nuk i prek dot një qime floku, dhe që ajo i thotë; unë të marr me vete, çdo 2-3 ditë. Dhe faktikisht e patë ju si i merrej goja para saj dje në Divjakë, si e humbi komplet./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll