Politike

Mandati i Ballukut/ Berisha: Heshtja e ambasadorëve të BE nuk flet për mirë në këtë rast

Berisha theksoi se kjo nuk ka penguar shqiptarët të dalin në sheshe dhe të shprehin kundërshtitë e tyre.

31 Janar 2026, 13:15 Nga E. D
Mandati i Ballukut/ Berisha: Heshtja e ambasadorëve të BE nuk flet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët se heshtja e ambasadorëve të BE-së në lidhje me çështjen e mandatit të Ballukut është një mesazh që flet vetë. Gjatë fjalës së tij, ai e lidhi këtë heshtje me ndikimin e lobimit të Edi Ramës, duke theksuar se ky lobim ka ende efektet e tij korruptive.

Klinsman Mëhilli: Pse nuk i bëni ftesë ambasadorëve të BE të flasin për çështjen e mandatit. Doktor duhet grevë duke filluar nga ti si lider që me 10 e pa ndalim.

Sali Berisha: Të falënderoj shumë për sugjerimin. E vërteta është se heshtja e tyre është, për mendimin tim, është një heshtje e cila flet vetë. Këtu tregon se lobimi i Edi Ramës ka akoma efektet e tij korruptive të neveritshme, por nuk pengoi shqiptarët të mbushin sheshin dhe të thonë fjalën e tyre. Sidoqoftë, unë jam i bindur se nga ambasadorët që janë në Shqipëri, shumë prej tyre nuk pajtohen kurrë me bllokimin e drejtësisë, nuk pajtohen kurrë me zhvillimet e AKSHI-t, të cilat janë unike në historinë e Europës. Por natyrisht heshtja nuk flet për mirë në këtë rast./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll