Politike

Berisha: Opozita është e hapur, por ata që duan të bëjnë opozitën e opozitës, faktikisht janë në shërbim të tjetërkujt

Duke iu përgjigjigjur qytetarit, Berisha tha se përgjigjen më të saktë për këtë mund ta japë vetë Shehaj, i cili ka moralin të krahasojë PD-në me PS-në dhe thotë se është i persekutuar.

31 Janar 2026, 13:15 Nga E. D
Berisha: Opozita është e hapur, por ata që duan të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha u pyet nga qytetarët se pse Agron Shehaj nuk po pranon t’i bashkohet tryezës së dialogut politik. Duke iu përgjigjigjur qytetarit, Berisha tha se përgjigjen më të saktë për këtë mund ta japë vetë Shehaj, i cili ka moralin të krahasojë PD-në me PS-në dhe thotë se është i persekutuar. Në fund, Kryedemokrati theksoi se opozita është e hapur, por sipas tij, ata që duan të bëjnë opozitën e opozitës, janë faktikisht në shërbim të tjetërkujt.

PJESË NGA BISEDA: 

Fredi: Agron Shehaj nuk po pranon t’i bashkohet tryezës së dialogut politik. Pse mendoni se po e bën këtë?

Sali Berisha: Përgjigjen më të saktë për këtë mund t’ua japë vetë Agron Shehaj, i cili ka moralin të krahasojë PD-në me PS-në. Thotë se është i persekutuar. Pra, krahason PD-në që çliroi nga burgjet dhe persekutimi, paraardhësit e tij, me PS-në që persekutoi paraardhësit e tij.

Pra, njeriu është i lirë të thotë atë që do. Unë një bindje kam, se ata që kanë votuar Agron Shehajn, nuk e kanë votuar që ai të mos bashkohet në një front të gjerë opozitar, për të larguar të keqen më të madhe Edi Ramën, sepse jam i bindur se, ata qytetarë sot po ti pyesësh konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe. Opozita është e hapur. Unë e kam theksuar, por ju kam njoftuar se, ata që duan të bëjnë opozitën e opozitës, ata janë faktikisht në shërbim të tjetërkujt./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll