Politike

"Gjenerata Z duhet t’ i japë fundin kësaj diktature autokratike"/ Berisha: Nëse nuk do ishin protestat, shqiptarët do dukeshin si komb i shtypur nga korrupsioni

Gjatë fjalës së tij, Kryedemokrati kritikoi gjithashtu qeverinë dhe e akuzoi atë për mosfunksionim dhe paaftësi, duke theksuar se ministrat e Edi Ramës nuk kishin asnjë ekspertizë dhe vetëm pasqyronin urdhrat e tij.

31 Janar 2026, 13:00 Nga E. D
"Gjenerata Z duhet t’ i japë fundin kësaj diktature
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se nëse nuk do ishin protestat, shqiptarët do dukeshin si komb i shtypur nga korrupsioni. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Lideri i opozitës iu përgjigj studentëve, të cilët i sugjeruan PD-së të rinovonte radhët e saj dhe të fuste fytyra të reja, duke theksuar se mbi 40% e listës së deputetëve ishin rinovuar.

Gjatë fjalës së tij, Kryedemokrati kritikoi gjithashtu qeverinë dhe e akuzoi atë për mosfunksionim dhe paaftësi, duke theksuar se ministrat e Edi Ramës nuk kishin asnjë ekspertizë dhe vetëm pasqyronin urdhrat e tij.

Pjesë nga biseda:

Studentët denoncojnë: A nuk mendoni se duhet të largoni fytyrat që kanë vite deputetë dhe po të jenë në listë të hapur nuk e nxjerrin veten deputet, mbase dhe 1 mijë vota nuk marrin. Nëse nuk futen në parlament njerëz të rinj që kanë vite të angazhuar në kauza madhore PD vështirë se vjen në pushtet. Protesta për të bërë xhiro në bulevard nuk ia vlen doktor, keni bërë kaq shumë protesta dhe asgjë deri më tani. Edi Rama me votë nuk largohet.

Sali Berisha: Së pari njëherë, kërkoj nga ju një analizë më realiste. Pse e them këtë. Këta opozitarë që sheh ti, mos harro se këta shkatërruan projektin Shqipëria pa opozitës. Dhe ti je dëshmitar të përpjekjeve më të paimagjinueshme që u bënë që opozitën ta kontrollonte Edi Rama. Që u bënë që Shqipëria të mos kishte një opozitë të vërtetë. Ti je dëshmitar i kalvarit që kaloi PD vetëm e vetëm për të qenë opozitë e vërtetë e shqiptarëve, dhe ata e realizuan këtë.

Së dyti, ju mund të thoni se, kanë qenë në PD dhe duhet rinovuar. Rinovimi jam plotësisht dakord, dhe ju garantoj se mbi 40% të listës së deputetëve janë të rinovuar. Prandaj propaganda është njëra anë dhe realiteti është ana tjetër.
Së treti, nëse e sheh ti qeverinë, narkoqeverinë aktuale, ju siguroj se në PD vetëm një personalitet i saj ka të gjithë ekspertizën që ka organizata kriminale e Edi Ramës marrë së bashku.

PD ka personalitet të formuara, të shquara në të gjitha fushat, të pakrahasueshme me këtë qeveri injorantësh që vjedhin nga mëngjesi në darkë.
Ju e keni parë vetë si janë. Ministra që nuk dalin dot në një studio televizive, që nuk përballojnë dot një debat. Ministra të cilët nuk marrin dot një pyetje nga gazetarët, por marrin përsipër të marrin rolin kronistit apo gazetarit duke cituar ato që ju thotë Edi Rama.

Së fundmi, ju thoni protesta; jo. Protesta që kemi bërë kanë pasur efektin madhor në botë. Janë këto protesta që kanë rezonuar në të gjitha kancelaritë e botës se, shqiptarët janë ngritur kundër korrupsionit të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Imagjino pak po të mos ishin këto protesta, si do të dukeshim ne shqiptarët. Si një komb i shtypur nga korrupsioni. A nuk do ishte kjo një turp për çdo shqiptar.

Pra në një farë aspekti, këto protesta mbrojnë dhe mbrojtën dinjitetin e kombit shqiptar dhe qytetarëve të ndershëm shqiptarë. Por kjo kërkon i dashur student një gjë, që rinia të dalë në krye të këtyre protestave. Siç doli në Bangladesh, në Nepal, në Sri Lanka. Është koha, ose fatin që meritojnë diktaturat autokratike, duhet ta firmosë gjenerata Z, duhet ta firmosin studentët dhe rinia," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll