Politike

"Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime"/ Berisha: Në Strasburg kërkova edhe qeverinë teknike

Në fund, Kryedemokrati shtoi se këto lakej që hapin lajmin, janë shushunjat e zeza që kanë marrë miliona.

31 Janar 2026, 12:32 Nga E. D
"Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se lajmet për ndërprerjen e fjalimit të tij në Strasburg janë trillime dhe sqaroi se fjalimi u ndërpre pas dy minutash, sipas rregullores. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Lideri i opozitës theksoi se në Strasburg ka kërkuar edhe qeverinë teknike. Në fund, Kryedemokrati shtoi se këto lakej që hapin lajmin, janë shushunjat e zeza që kanë marrë miliona.

Qytetari: Portalet e qeverisë thonë se ua prenë fjalën në Strasburg. A mund ta sqaroni?

Sali Berisha: Plotësisht, të falenderoj. Fjala në Strasburg për diskutantët është gjithnjë dy minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht. E vërteta është se unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm dhe natyrisht që pjesën më pikante ia kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë, kursë në minutën e fundit unë e dija se ajo ndërpritet, por unë vazhdova se kamera funksionon pavarësisht se zëri shuhet. Mua më interesonte kamera dhe kërkova qeverinë teknike.

Por këta lakej që hapin lajmin, ata janë shushunjat e zeza që kanë marrë miliona nga lotet e rrugëve, që thotë Belinda që ky kaq, ai aq. Ja këta janë ata të portaleve të qeverisë, mjeranë që si papagaj të depersonalizuar, që pa dalë në mëngjes pështyjnë fytyrën e tyre njëherë dhe pastaj vazhdojnë ditën pa asnjë lloj dinjiteti. Edhe lajmi tjetër që nuk isha i ftuar, këta tallen me njerëzit, unë jam anëtar i asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës dhe kurrë anëtarët nuk ftohen përveçse në trillimet e Ballës apo Peleshit, kush i përhap ato./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll