Politike

Berisha: Kombin shqiptar e nxin Edi Rama, i cili bashkë me familjen e tij, përvetëson miliarda nga pasuritë publike të shqiptarëve

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Lideri i opozitës denoncoi dhunën politike ndaj opozitës, arrestimet e liderëve opozitarë dhe korrupsionin që ka përfshirë administratën qeveritare.

31 Janar 2026, 12:22 Nga E. D
Berisha: Kombin shqiptar e nxin Edi Rama, i cili bashkë me familjen e tij,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kritikoi ashpër Kryeministrin Edi Rama për pasurimin e tij dhe të familjes së tij përmes vjedhjes së pasurive publike dhe për abuzimet me fondet e investimeve. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Lideri i opozitës denoncoi dhunën politike ndaj opozitës, arrestimet e liderëve opozitarë dhe korrupsionin që ka përfshirë administratën qeveritare. Ndër të tjera, Kryedemokrati u shpreh se Rama e ka shndërruar Shqipërinë në një vend të izoluara dhe të autokratizuar. 

Qytetari: Çfarë mendon se fiton, kur nxin kombin shqiptar në arenën ndërkombëtare?

Sali Berisha: Je gabim shumë, shumë. Ta them me sinqeritetin më të madh. Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët nuk bëjnë zgjedhje, po farsë elektorale. Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët presin në zyrën më të lartë të shtetit, përfaqësuesit e Sinaloas dhe i japin licenca për kaziono dhe hotel 5 yje.
Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët arrestojnë në vitin elektoral liderët e opozitës dhe janë sot të damkosur nga 115 parti politike në mbarë botën për dhunën politike ndaj opozitës.

Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët bllokojnë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit për zv/kryeministren në një kohë kur ajo është e kapur në flagrancë. Kombin shqiptar e nxin Edi Rama, i cili bashkë me familjen e tij, përvetëson miliarda nga pasuritë publike të shqiptarëve. Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët vjedhin 90% të fondeve të investimit dhe shiko rrugët që ka ndërtuar me çmim të 10-fishtë krahasuar me Europën, rrugë që shpartallohen dhe shkatërrohen në shirat e para.

Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët zhysin shqiptarët nga qytetarët më të paguar në Ballkan në qytetarët me rroga dhe pensione më të ulëta.
Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët kanë përzënë nga Shqipëria në 10 vite, 1 milionë e 100 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e Shengen. Kombin shqiptar e nxijnë ata të cilët bëjnë puç dhe marrin të gjitha pushtet në një dorë. I dashur zotëri këto nuk i ka fshehur dot Edi Rama.

Unë po kthehem tani nga Asambleja Parlamentare e Strasburgut. Unë mund të ju them ju, dhe po ua përsëris se në historinë 75 vjeçare të Këshillit të Europës, Edi Rama është kryeministri i vetëm të cilit pas takimit që ka mbajtur i është anuluar dreka dhe takimet zyrtare sepse ka folur sikur të ishte i biri i Enver Hoxhës, ose Gadafi. Unë me zërin tim që denoncoj, mbroj ju, mbroj ata shqiptarë të ndershëm të cilët nuk pajtohen me këto akte antikombëtare, antikushtetuese, çnjerëzore.

Me këto akte të cilat Shqipërinë e nxjerrin nga harta e demokracive dhe e vendosin në hartën e autokracive. Duke denoncuar këto publikisht ne i themi botës se, ky është Edi Rama që përfaqëson veten e tij dhe klanet e krimit, por jo qytetarët shqiptarë. Ndaj dhe unë kërkoj mirëkuptimin tuaj në interpretimin e gabuar që ju bëni./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll