Politike

Berisha: Pasardhësit direkt të bllokmenëve nuk pyesin për Shqipërinë tjetër, përveç Tiranës së karrigeve

Lideri i opozitës theksoi se pushteti aktual fokusohet vetëm në kontrollin e kryeqytetit dhe ka një mentalitet të ngushtë, të ngjashëm me atë të regjimit komunist. Sipas tij, kjo është arsyeja që PD do të përqendrojë përpjekjet e saj për të sfiduar pushtetin në Tiranë. 

31 Janar 2026, 12:13 Nga E. D
Berisha: Pasardhësit direkt të bllokmenëve nuk pyesin për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhje me organizimin e protestave dhe strategjinë e opozitës. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, qytetari i sugjeroi Kryedemokrati që protesta të organizohet në disa qytete të Shqipërisë, pasi do mblidhen më shumë njerëz. 

Lideri i opozitës theksoi se pushteti aktual fokusohet vetëm në kontrollin e kryeqytetit dhe ka një mentalitet të ngushtë, të ngjashëm me atë të regjimit komunist. Sipas tij, kjo është arsyeja që PD do të përqendrojë përpjekjet e saj për të sfiduar pushtetin në Tiranë. 

Qytetari: Kam një mendim, pse mos të bëhen protesta në të njëjtën kohë në 4-5 qytete të ndryshme sepse mendoj se do mblidhen më shumë njerëz dhe do kenë efekt.

Sali Berisha: Të falënderoj shumë për mendimin dhe sugjerimin tuaj. Ju rikujtoj këtu se, pasardhësit direkt të bllokmenëve nuk pyesin për Shqipërinë tjetër, përveç Tiranën e karrigeve. Më kujtohet si sot, kur Ramiz Aliaj thoshte se, Kavajën nuk e qeverisim ne, por ai gjithnjë kishte hallin e Tiranës. Ndaj dhe ne duhet të ua bëjmë ferr kësaj organizate kriminale, Tiranën. Kjo është arsyeja se pse ne përqendrohemi tërësisht në Tiranë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll