Politike

Protesta në Vlorë/ Tregtarët përballen me Spiropalin, ankohen për zhvendosjen e tregut: Po na hedhin në rrugë. Ministrja: Do ta bisedoj me kryetaren e bashkisë

Gjatë takimit, Spiropali pranoi se nuk kishte qenë në dijeni të plotë të situatës.  Ajo u premtoi tregtarëve se do të bisedojë me kryetaren e bashkisë dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak për të kuptuar më nga afër problematikën e tyre.

31 Janar 2026, 12:01 Nga E. D
Protesta në Vlorë/ Tregtarët përballen me Spiropalin,
Elisa Spiropali

VLORË- Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar sot me tregtarët e Vlorës, të cilët po protestojnë prej pesë ditësh kundër vendimit të bashkisë për zhvendosjen e tyre nga zona e Tregut Industrial. 

Gjatë takimit, Spiropali pranoi se nuk kishte qenë në dijeni të plotë të situatës.  Ajo u premtoi tregtarëve se do të bisedojë me kryetaren e bashkisë dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak për të kuptuar më nga afër problematikën e tyre.

“Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, u shpreh ajo.

Teksa prej disa ditësh po protestojnë, tregtarët shprehen se nuk janë kundër zhvillimit, por spostimi i tyre drejt Jalisë së Nartës është shkatërrim, pasi nuk ka asnjë kusht dhe është gati 3 km larg, gjë që sjell mbylljen përfundimtare të aktivitetit të tyre.

Gjithashtu tregtarët kanë deklaruar se tregjet e reja nuk janë funksionale, nuk kanë infrastrukturë të përshtatshme dhe nuk ofrojnë siguri për vijimin normal të aktivitetit tregtar.

“Vendimet po merren nga zyra, pa u pyetur ata që preken drejtpërdrejt. Ne nuk jemi kundër rregullit, por kundër një vendimi që na shkatërron punën”, shprehen tregtarët./Dosja.al

elisa spiropali

Sondazh

Poll