Politike

SPAK i tha jo Komisionit 'Xhafaj 2/ Bardhi: Asnjë intimidim nuk e shpëton Ramën nga përgjegjësia

Ai thekson se SPAK i ka refuzuar këto veprime, teksa i mbylli derën Komisionit Xhafaj 2, duke i konsideruar në kundërshtim me ligjin dhe si cenim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.

30 Janar 2026, 19:08 Nga D.S
SPAK i tha jo Komisionit 'Xhafaj 2/ Bardhi: Asnjë intimidim nuk e
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar, pasi SPAK i mbylli 'derën' Komisionit 'Xhafaj 2', për të “inspektuar” këtë institucion. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën. 

Ai thekson se SPAK i ka refuzuar këto veprime, teksa i mbylli derën Komisionit Xhafaj 2, duke i konsideruar në kundërshtim me ligjin dhe si cenim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.

Postimi i Bardhit: 

Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e shndërruar qeverinë në zyrë avokatie të të pandehurës Balluku, si dhe pasi prej 6 javësh zvarrit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e të njëjtës së pandehur, ky është sulmi i rradhës i Edi Ramës në luftën që tashmë i ka hapur publikisht sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Por, përpjekja e Edi Ramës për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet “inspektimeve të deputetëve”, ka marrë refuzimin e prerë nga SPAK, e cila të ashtuquajturat “vizita monitoruese” i konsideron në kundërshtim me ligjin dhe në cënim të pavarësisë kushtetuese të institucionit. E ka të kotë! Asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën, Belindën dhe Linda-t e tij të korruptuara./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll