Politike

Debati për paraburgimet, Rama: Kjo formulë ka marrë në qafë shumë njerëz

Kryeministri thekson se mbajtja e njerëzve në burg vetëm mbi bazën e “dyshimit të arsyeshëm”, është një ndër disa pikat mbi të cilat duhet reflektuar seriozisht, për ta bërë Shqipërinë një vend prezumimi i pafajësisë, që të mos dhunohet nga prezumimi i fajësisë. 

30 Janar 2026, 17:49 Nga E. D

Debati për paraburgimet, Rama: Kjo formulë ka marrë në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debati për paraburgimet, ku sipas tij njerëzit mbahen me muaj në burg pa u gjykuar, vetëm mbi bazën e “dyshimit të arsyeshëm”. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo formulë që ka marrë në qafë shumë njerëz që në fund kanë dalë të pafajshëm, po edhe të dërrmuar psikologjikisht. 

Kryeministri thekson se mbajtja e njerëzve në burg vetëm mbi bazën e “dyshimit të arsyeshëm”, është një ndër disa pikat mbi të cilat duhet reflektuar seriozisht, për ta bërë Shqipërinë një vend prezumimi i pafajësisë, që të mos dhunohet nga prezumimi i fajësisë. 

Në postimin e tij, Rama ka ndarë gjithashtu edhe një video nga tryeza e mbajtur të enjten në Tiranë për këtë çështje, ku Nicola Lettieri, zv prokuror i përgjithshëm në Gjykatën e Lartë të Kasacionit të Italisë shpjegoi se si kjo praktikë mund të ndryshohet.

Postimi i Ramës: 

“Dyshimi i arsyeshëm”, kjo formulë që ka marrë në qafë shumë njerëz që në fund kanë dalë të pafajshëm, po edhe të dërrmuar psikologjikisht, apo që mban sot nëpër burgje pa gjyq njerëz që nesër mund të dalin të pafajshëm, është një ndër disa pikat mbi të cilat duhet reflektuar seriozisht, për ta bërë Shqipërinë një vend prezumimi i pafajësisë të mos dhunohet nga prezumimi i fajësisë. Pjesë nga prononcimi i djeshëm në Tiranë i Nicola Lettieri - Zëvendës Prokuror i Përgjithshëm në Gjykatën e Lartë të Kasacionit të Italisë

edi rama

Sondazh

Poll