Politike

KQZ shpërndan fondet vjetore për partitë politike/ PS dhe PD marrin pjesën kryesore, ja sa përfitojnë të tjerat

Sipas një njoftimi zyrtar, më shumë se 166 milionë lekë shkojnë për llogari të Partisë Socialiste dhe rreth 81 milionë lekë për Partinë Demokratike. 

30 Janar 2026, 16:19 Nga D.S
KQZ shpërndan fondet vjetore për partitë politike/ PS dhe PD
KQZ

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpërndajë 345 600 000 lekë për partitë politike, ku pjesën më të madhe duket se do e përfitojnë dy partitë më të mëdha PS dhe PD. Sipas një njoftimi zyrtar, më shumë se 166 milionë lekë shkojnë për llogari të Partisë Socialiste dhe rreth 81 milionë lekë për Partinë Demokratike.  

Gjithsej, përfitojnë 17 parti politike. Pas dy partive kryesore, e treta është Partia e Lirisë e Ilir Metës, së cilës KQZ do t’i japë mbi 109 mijë euro, ndjekur nga Partia Social Demokrate e Tom Doshit që merr mbi 103 mijë euro. Ndërkohë, partitë e reja, "Mundësia" e Agron Shehajt merr 86 mijë euro ndërsa Lëvizja "Shqipëria Bëhet" e Adriatik Lapajt mbi 71 mijë euro.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit merr 63 mijë euro, ndërsa PDIU e Shpëtim Idrizit, PBDNJ, Partia Republikane e Fatmir Mediut dhe Partia Ambientaliste Agrare do të përfitojnë, me 58 mijë euro secila. Rreth 58 mijë euro për partitë PDK, PLL, FRD, PBKD, ndërsa KEA do të marrë 45 mijë euro. Nisma merr rreth 41 mijë euro./Dosja.al 

KQZ shpërndan fondet vjetore për partitë politike/ PS dhe PD

kqz fondi vjetor i partive politike ps dhe pd marrin pjesën kryesore ja sa përfitojnë të tjerat

Sondazh

Poll