Politike

Berisha: Shqiptarët prisnin nga raporteri i PE-së kërkesën për të mbrojtur standardin europian të heqjes dorë nga imuniteti dhe detyra

Kryedemokrati tha se as Schider dhe as ambasadori Gonzato, nuk e kërkuan këtë.

30 Janar 2026, 14:17 Nga E.d
Berisha: Shqiptarët prisnin nga raporteri i PE-së kërkesën
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se shqiptarët prisnin nga raporteri i PE-së kërkesën për të mbrojtur standardin europian të heqjes dorë nga imuniteti dhe detyra. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se ky standard edhe 12-13 vite më parë, detyronte ministrat për koincidentë dhe zv/kryeministrin që kërkohej nga prokuroria të dorëzonin imunitetin, para se të votonte parlamenti.

Kryedemokrati tha se as Schider dhe as ambasadori Gonzato, nuk e kërkuan këtë. Berisha u shpreh se heqja dorë nga imuniteti dhe dorëheqja nga detyra, kur drejtësia kërkon ndjekje penale dhe heqje imuniteti, është një standard kushtetues.

Sali Berisha: Zoti Schider është një parlamentar europian, raporter për Shqipërinë i Parlamentit Europian dhe në këtë kontekst është një zotëri i nderuar dhe i respektuar. Mendoj se, shqiptarët prisnin prej tij dhe presin jo vetëm prej tij, por presin nga Brukseli, kërkesën për të mbrojtur standardin Europian, i cili standard edhe 12-13 vite më parë në këtë vend, detyronte ministrat për koincidentë dhe zv/kryeministrin që kërkohej nga prokuroria imuniteti, të dorëzonin imunitetin, para se të votonte parlamentin. 

Zoti Schider, për fat të keq as edhe përfaqësuesi i BE-së, ambasadori Gonzato, madje Gonzato pak më thellë se zoti Schider, nuk e kërkuan këtë. Heqja dorë nga imuniteti dhe dorëheqja nga detyra, kur drejtësia kërkon ndjekje penale dhe heqje imuniteti, është në radhë të parë jo vetëm një standard kushtetues si në Austri, edhe në Shqipëri, edhe në Itali dhe kudo. Por është para së gjithash një standard, etik dhe moral shumë i rëndësishëm.

Kjo është përndryshe, thashë edhe njëherë se, ai është një reporter që ka tagrin e paraqitjes së realitetit siç është në Bruksel, ndonëse theksoj se grupi popullor ka edhe ai reporterin në hije për Shqipërinë dhe pritet që dhe ai të vijë në Shqipëri. 
Por mirë është që tek shteti ligjor dhe kushtetuta të mos kemi dallime, popullorë dhe socialistë, por të jemi njëlloj./Dosja.al

 

sali berisha be standard

Sondazh

Poll