Politike

Berisha: Koalicioni opozitar mbështet plotësisht nismën e grupit të intelektualëve për bashkimin e forcave politike kundër Ramës 

 Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se qytetarët prisnin me padurim, datën e protestës së rradhës.

30 Janar 2026, 14:10 Nga E.d
Berisha: Koalicioni opozitar mbështet plotësisht nismën e grupit
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni opozitar mbështet plotësisht nismën e grupit të intelektualëve për bashkimin e forcave politike kundër Ramës. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se qytetarët prisnin me padurim, datën e protestës së rradhës.

"PD ka mbështetur plotësisht iniciativën e këtij grupi intelektualësh të cilët janë të përkushtuar për bashkimin e të gjitha forcave politike opozitare dhe faktorëve të tjerë në betejë, kundër të keqes më të madhe që ka njohur dhe pllakosur Shqipërinë, kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ne patëm një diskutim të frytshëm si koalicion dhe mund të ju them se koalicioni mbështet plotësisht nismën e tyre. Skenari i protestës, ditët në vazhdim do të azhurnoheni me të. Sot është vetëm njoftimi sepse mezi prisnin njerëzit datën. Absolutisht njerëzit me padurim prisnin datën e protestës dhe u zgjat pak," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha protesta 10 shkurt

Sondazh

Poll