Politike

GJKKO i rrëzoi kërkesën për ndryshim mase, Meta: Asnjë çudi nga drejtësia me regji

Ai shkruan se gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të tij, kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.

30 Janar 2026, 14:07 Nga I.A
GJKKO i rrëzoi kërkesën për ndryshim mase, Meta: Asnjë
Ilir Meta

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar, pas rrëzimt të kërkesës së tij nga Apeli i Posaçëm i GJKKO-së. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta u shpreh se nuk çuditet nga drejtësia me regji.

Ai shkruan se gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të tij, kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi. Sipas tij, u provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin e tij.

Postimi i Plotë:

Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi. U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim. Për më shumë komunikojmë nesër./Dosja.al

ilir meta gjkko kerkese

Sondazh

Poll